Rreth 2,5 milion të infektuar me Covid-19 në botë, 170 mijë viktima dhe 652 mijë të shëruar

Rreth 2,5 milion të infektuar me Covid-19 në botë, 170 mijë

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën po i afrohet shifrës 2,5 milion, përkatësisht 2,482,556 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 170,482.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 42,518 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 24,114 viktima, Spanja me 20,852, Franca me 19,718 dhe Britania me 16,059

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve ka arritur në 4,632.

Në Shqipëri janë shënuar 26 viktima dhe janë infektuar 584 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani, 652,479 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 1,6 milion raste aktive që presin të shërohen.

EMISIONET