Mbërrin në Tiranë ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim

Mbërrin në Tiranë ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim

Ambasadorja e re e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka mbërritur në vendin tonë për të nisur misionin, trembëdhjetë ditë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Pasardhësja e Donald Lu, më herët ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore, ka punuar si drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, si  dhe si drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një Ambasadori në vendin tonë.

Më herët, në seancën e konfirmimit në Komisionin për Punët e Jashtme në Senatin amerikan, e emëruara e Presidentit Donald Trump tha se në fokus të punës së saj në vendin  tonë do të jetë zgjidhja e krizës politike dhe çuarja përpara e reformës në drejtësi.

EMISIONET