Merkato e kësaj verë do të jetë nën gjurmët e Covid-19, e thonë të gjithë, president, drejtues, menaxherë, të gjithë bashkohen në këtë pikë, kjo pritet të jetë një merkato ndryshe pa shumë para kesh.

Covid-19 ka prishur planet e shumë klubeve që ishin bërë gati për të thyer rendin në tregun e transferimeve, kjo ishte një verë ku parashikohej transferimi i Mbappe në Madrid. Në Spanjë kanë një lajm të ri për këtë çështje.

Sipas prestigjozes spanjiolle AS, sulmuesi francez është i gatshëm të rinovojë kontratën me PSG, aktualja skadon në 2022. Në brendësi të këtij akordi, sipas të përditshmes spanjolle, ka një klauzolë të veçantë të kërkuar me insistim nga vet lojtari, ai mund të largohet në çdo moment nëse Real Madrid e kërkon.

Florentino Perez ishte i gatshëm ta transferonte që në këtë verë teksa kishte arritur akordin personal me lojtarin, por ky transferim është thuajse i pamundur në këtë periudhë të vështirë ekonomike. Përballë dëshirës së lojtarit, PSG është i detyruar ta pranoj një kërkesë të tillë, me shpresën që kalimi i tij në Madrid të vonoj sa më shumë të jete e mundur.

Në çdo rast, me rinovimin e kontratës, PSG do të shmangte një kalim me parametra zero në një të ardhme të afërt që do të ishte fatal për klubin francez.

/Ora News.tv/