Pasi Ilir Meta e cilësoi si një fitore për Presidencën opinionin final për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, edhe mazhoranca kërkon ta kthejë në favorin e saj.

Pavarësisht se në raport thuhet që zgjedhja e Marsida Xhaferllarit nga Kreu i Shtetit ishte e arsyeshme, ndërkohë që kritikon KED, institucioni që sipas Venecias krijoi një incident procedurial me listat.

Pas kritikave për mekanizmin zhbllokues me ligj të propozuar nga PS për emërimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, mazhoranca është e gatshme të bëjë gati amendimet kushtetuese.

Paketa antishpifje nuk është gati për t’u zbatuar pasi ka mangësi në garantimin e të drejtave të njeriut dhe zgjeron kompetencat e AMA-s. Për këtë të fundit PS ka menduar të reflektojë.

Por pavarësisht opinioneve të Komisionit të Venecias për Paketën antishpifje dhe Gjykatën Kushtetuese, PS ka ndërmend ta çojë deri në fund hetimin paralmentar të Presidentit për dekretin e 30 qershorit.

Taulant Billa: Ajo që ka inicuar procesin e shkarkimit të presidentit ka të bëjë me mëkatin e 30 qershorit, mëkat të cilin edhe Ilir Meta e ka pranuar. Në këtë këndvështrim gjithmonë nënvizoj se natyrshëm shkarkimi I presidentit nuk ka qenë qëllim më vete. Komisioni Hetimor Parlamentar i iniciuar me kërkesë të 55 deputetëve është komision që po vijon punën. Ka pasur objekt të punës së tij hetimore disa çështje të rëndësishme. Sugjerimi im është që komisioni hetimor të vazhdojë punën. Afati i tyre skadon më 30 korrik."

Edhe pse Parlamenti është në fund të legjislaturës, Gjykata Kushtetuese është ende jashtë funksionit, pasi KED ende nuk ka çuar te presidenti dhe kuvendi, emrat e kandidatëve të listuar sipas vlerësimit.

/Ora News.tv/