Maxhoranca nuk heq dorë nga shkarkimi i Metës

Maxhoranca nuk heq dorë nga shkarkimi i Metës

Socialistët nuk tërhiqen nga vendimi i tyre për të çuar deri në fund shkarkimin e Presidentit të Republikës. Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla tha se komisioni i posaçëm do të vijojë punën, pavarësisht opinionit të Komisionit të Venecias, i cili tha se shkarkimi i Metës mund të mos jetë i justifikuar.

Mazhoranca nuk heq dorë nga dorë nga shkarkimi i presidentit Ilir Meta edhe pse Komisioni i Venecias në opinionin përfundimtar të saj nënvizoi se nisja e procedurave për shkarkimin e Kreut të Shtetit mund të mos jetë e justifikuar.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla u shpreh se ky komision do të vijojë punën brenda afateve të përcaktuara nga kuvendi dhe mbledhja e radhës do të zhvillohet javën e ardhshme.

Taulant Balla: "Çdo shkelje me paramendim e Kushtetutës është natyrshëm shkelje e rëndë pavarësisht personit që e kryen qoftë dhe presidenti i Republikës. Pas marrjes së opinionit përfundimtar komisioni hetimor duhet të vijojë punën e nisur dhe të caktuar nga kuvendi"

Megjithatë do të jetë Gjykata Kushtetuese e cila do të vendosë vulën.

"Kuvendi është një prej hallkave të procesit, Gjykata Kushtetuese është ajo që thotë vendimin përfundimtar. Opinioni ka konkluduar se kemi të bëjmë me një shkelje të kushtetutës dhe kuvendi jemi në fazën të vlerësojmë nëse shkelja është e rëndë, dhe çertifikimin e thotë vetëm Gjykata Kushtetuese

Por pavarësisht insistimit të PS për shkarkimin e Ilir Metës, mazhoranca nuk ka menduar ende për një pasues të tij, pasi do të presë vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Edhe pse sipas Ballës në raportin e Komisionit të Venecias lexohej qartë se për bojkotin e opozitës nuk e kishte fajin qeveria, mazhoranca është e hapur për dialog por pa kushte.


EMISIONET