Një ditë pas provimit të dytë të maturës shtetërore në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërisë qindra maturantë u mblodhën para Ministrisë së Arsimit në një protestë me tri kërkesa. Sipas tyre provimi ishte i ndërtuar me pyetje subjektive dhe disa alternativa që ishin përfshirë nuk ishin pjesë e programit mësimor që ata kanë zhvilluar por sipas Qendrës së Shërbimeve Arsimore kjo nuk është e vërtetë dhe nuk do ketë rivlerësime.

Prej orës 11:00 - 17:00 maturantët protestuan para Ministrisë së Arsimit kundër përmbajtjes së tezës së provimit të djeshëm të Gjuhës dhe Letërsisë.  

Të ulur këmbëkryq ata kishin parulla në duar ku shkruhej: Çfarë bëri Turi se më iku truri!" si dhe thërrisnin "Besa, Besa na preve në Besë! Dil përjashta! Pse keni frikë. Hape derën!"

Ata bllokuan lëvizjen e makinave dhe deklarojnë se janë penalizuar nga testi i cili ka pasur pyetje jashtë programi të ndërtuara në mënyrë subjektive dhe nuk i ishte përmbajtur programit për të cilin ata ishin përgatitur. 

Maturantët kërkojnë sqarim nga ministrja e Arsimit dhe kërkojnë plotësimin e tre kërkesave.   

“Duam mundësi për rivlerësimin e provimit, mos vlerësim për pyetjet jashtë programit dhe uljen e pragut të vlerësimit. Ky provim na  kushton shkollën” thanë maturantët dhe paralajmërojnë bojkot të provimeve pasardhëse.

"Testi nuk kishte lidhje me 12 vitet e arsimit. Ishin me logjike por nuk kishin fare rendesi" thanë maturantët të cilët në një moment qëlluan me vezë drejt godinës.

Ora: 17:00 - Përfundon protesta e maturantëve. Ata do të mblidhen sërish nesër në orën 11:00 dhe ftojnë qytetarët që t'i bashkohen.

Ora 15:57 - Reagon Ministrja e Arsimit Besa Shahini

Përmes një postimi në Facebook, Shahini tha se e ndoqi me keqardhje protestën dhe se ajo u nxit nga opozita politike e vendit, e cila sipas saj dje ishte qeveria e notave fallco, diplomave fallco dhe universiteteve fallco.

Ora 15:00 - Në një deklaratë për median,  Qendra e Shërbimeve Arsimore u shpreh se do të rishikonte pragun e vlerësimit (i quajtur cut - off) por nënvizojnë se testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe mënyra se si hartohet përjashton çdo mundësi që të ketë gabime – qoftë në përmbajtje dhe qoftë në përfshirjen e koncepteve jashtë programit.

Nuk do te kete rivleresim

Provimet e tjera

Gjithashtu kjo qender deklaroi se përsa i përket dy (2) testeve të ardhshme të Maturës Shtetërore, ata do të jenë me kohëzgjatje 2 orë e 30 minuta dhe me alternativa, paçka se edhe kohëzgjatja prej 2 orësh e parashikuar në fillim është më se e mjaftueshme në zhvillimin e provimit.

Maturantët nuk pranojnë të largohen ndërsa shprehen të vendosur të vijojnë protestën. 

FOTO Nga protesta  sot

Maturantja e indinjuar: Ministri e turpit

Një maturante pjesë e protestës e indinjuar thotë se me atë test u hodh poshtë mundi i gjimnazistëve. Protesta para Ministrisë së Arsimit vijon prej orës 11:00 dhe maturantët kërkojnë transparencë

"Ai program është e zeza mbi të bardhë e ka secili në dorë. Teza jonë e testimit nuk është përmbajtur programit. Ne jemi nxënës që lexojmë e mësojmë gjithë ditën. Kjo është tallje. Kërkojmë transparencë nga ata që kanë bërë testimin. Nuk është lehtësi por duan të të zënë me duar të lidhin. Ai nuk është test për të vlerësuar njohuritë e mia. Tre vite shkollë nuk ma hedh poshtë një ministri e turpi. Duhet ti themi boll atyre që thonë këtu nuk mësohet, nuk lexohet sepse ne mësojmë deri në orën 04:00 të mëngjesit. Nuk jemi këtu për të vandalizuar ministrinë por për të marrë një përgjigje për kërkesat tona."   





/Ora News.tv/