Mashtroi se u përdhunua nga futbollistët, studentja dënohet me burg

Një studente që akuzoi dy futbollistë për përdhunim në mënyrë që të mos humbiste dashurinë e një tjetri ka përfunduar në burg.

Zgjedhja e jurisë për gjyqin e 19-vjeçares ishte vendosur të fillonte seancën në gjykatën e Konektikatit, por ajo pranoi fajin duke thënë se e kishte sajuar historinë.

Për këtë arsye, Nikki Yovino është dënuar me 1 vit burg. Yovino ishte studente në Universitetin Sacerd Heart kur policia raportoi se ishte përdhunuar nga dy futbollistë në një festë jashtë kampusit në tetor 2016.

Tre muaj pas incidentit, një hetues e intervistoi adoleshenten në shtëpinë e saj, ku pranoi se seksi ka qenë konsensual.

Ajo tha se mashtroi për historinë pasi ishte frikësuar nëse një mashkull tjetër do humbte interesin për të nëse do zbulonte të vërtetën.


EMISIONET