Mashtrim në kredi dhe kundërshtim të forcave të policisë, prangosen 2 persona në Pogradec

Mashtrim në kredi dhe kundërshtim të forcave të

Dy persona janë vënë në pranga në Pogradec ndërkohë një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Korçë.

Pogradec

Një 57-vjeçar u arrestua pasi Gjykata e Apelit Korçë e kishte dënuar këtë shtetas në 2019 me 4 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi në kredi”.

Ndërkohë, u bë e mundur dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Enkelana”, Pogradec, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Citroen” dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë të rendit publik gjatë ushtrimit të detyrës.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Korçë

Policia e Korçës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasin K. K., 33 vjeç, banues në Korçë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e policisë kanë ushtruar në lokalin në përdorim të tij, në lagjen nr. 11, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, 31 copë fisha dhe letra bixhozi, të cilat dyshohet se përdoreshin për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".

EMISIONET