Masakrat, protesta kundër Trump

Masakrat, protesta kundër Trump

Vizitat e presidentit Donald Trump në dy qytetet amerikane që u tronditën nga vrasjet në masë do të shoqërohet me protesta. Banorët thonë se axhenda kundër emigrantëve e presidentit shkaktoi masakrat që lanë të vrarë të paktën 31 persona. Ndërkohë FBI ka nisur hetimet për terrorizëm të brendshëm.

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të pritet me protesta në vizitat e tij ngushëlluese në qytetet e El Pasos dhe Dejtonit.

Në fundjavë në qytetin kufitar me shumicë hispanoamerikane u masakruan të paktën 22 persona brenda një qendre tregtare, ndërsa pak më vonë do të vriteshin 9 të tjerë në një klub në shtetin e Ohajos.

Banorët dhe politikanët vendës fajësojnë retorikën kundër emigrantëve të kreut të Shtëpisë së Bardhë si nxitës të sulmeve.

Në një fjalim të mbajtur një ditë pas ngjarjeve, Trump i dënoi aktet e urrejtjes, racizmin dhe ideologjinë e epërsisë së racës së bardhë mbi të tjerat.

Por sipas kandidatit demokrat për president dhe banorit të El Pasos, Beto Rurk, "Trump nuk duhet të shkelë në vend sepse veprimet e tij të mëparshme janë shkaku i atyre që po përjeton vendi prej muajsh."

Ndërkohë Byroja Federale e Hetimit ka njoftuar nisjen e hetimeve për terrorizëm.

Në tetë ditë, vendi ka rënë pre e të paktën tre sulmeve me armë që u kanë marrë jetën 34 personave dhe kanë lënë më shumë se 50 të plagosur.

Ndërkohë guvernatori i Ohajos në kundërpërgjigje të sulmit të së dielës por pas apelit të komunitetit të Dejtonit, ka propozuar një ligj që lejon gjyqtarët t'u marrin armët e zjarrit personave që konsiderohen të rrezikshëm.

Raportohet se shtetasit amerikanë aktualisht zotërojnë rreth 300 milionë armë zjarri, ose gati 1 për çdo familje.



EMISIONET