E ardhmja e Anthony Martial gjithnjë e më larg "Old Trafford".

Sulmuesi francez nuk po kalon një periudhë të mirë në karrierën e tij dhe  minutat e pakta mund ta shtyjnë të provoj një aventurë larg Manchester United.

Juventus nuk e ka fshehur dëshirën për të firmosur me 22 vjeçarin, ndërkohë sipas "Le10Sport" Borussia Dortmund është gati të ofroj gjithçka për ta pasur në skuadër francezin.

Këtë sezon Martial zhvilloi sezonin e tretë me fanellën e Manchester United-it, që e bleu atë nga Monako në verën e vitit 2015 për 60 milion euro.

/Ora News.tv/