Marrëveshja për reformën zgjedhore, Përmeti: Nuk votojmë gjithçka, kusht sistemi

Marrëveshja për reformën zgjedhore, Përmeti: Nuk

Pas një krize politike të stërgjatur, palët më në fund kanë një marrëveshje për reformën zgjedhore, e cila duhet të finalizohet deri me 15 mars.

Deputeti i opozitës parlamentare, Andi Përmeti, i ftuar në "Ekopolitikë" në Rtv Ora thotë se ulja në tryezë ishte pozitive.

Andi Përmeti: Ulja pozitive, sigurisht vlerësimi politik duhet parë te kostoja që ka dhënë dhe do të japë. Tryeza mund të zhvillohej para një viti.

Thuhet se pjesë e marrëveshjes ka qenë që deputetët në parlament do të votojnë çfarë të vendoset jashtë parlamentit.

Por Besjan Pesha nga lëvizja Thurje thotë se është spekulim.

Besjan Pesha: Marrëveshja është që çdo vendim duhet të arrihet me konsensus. Ka përfaqësi dhe nga opozita parlamentare, zonja Hajdari. Nëse ajo nuk bie dakord, marrëveshja nuk qëndron.

Andi Përmeti: Nuk ka asnjë konsensus të kësaj natyre. Kusht është diskutimi mbi sistemin. Vota është individuale. Nuk ka asnjë marrëveshje se çfarë do të votohet.

Arber Hitaj: Puna e Komisionit nuk ka qenë ndryshimi i sistemit zgjedhor. Marrëveshja ka pasur negociim të fortë nga Ambasada britanike.

EMISIONET