Marrëveshja Rama-Basha, Kokëdhima: Ujditë e tyre si ujdi mafiozësh

Marrëveshja Rama-Basha, Kokëdhima: Ujditë e tyre si ujdi

Kryetari i Partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima i ftuar në studion e “360 Gradë” në Ora News duke komentuar marrëveshjen e 18 majit midis kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD-së, Basha e cilësoi ato si “ujdi si të mafies”.

Pjesë nga deklaratat: 

Kokëdhima: Ne nuk jemi dakord me pazaret që bën Partia Socialiste me Partinë Demokratike. Ujditë e tyre janë si ujdi mafiozësh, si ujdi kartelesh. Marrëveshjet e tyre janë ndihmuese për shtetin. Ne kemi një trashëgimi të kësaj kulture të mënyrës se si i bëjnë këto ujdi që ndryshimet kushtetuese të 2008-s e deri më sot si dhe marrëveshja e 18 majit që janë marrëveshje jo transparente. Hajde takohemi ne zgjedhim kryeprokurorin, hajde takohemi të bëjmë zgjedhje, hajde takohemi të prishim zgjedhje. Një nga arsyet që Brukseli është i prirur të bëj sikur s’i di aferat e tij është edhe fakti që oferta e opozitës është e pabesueshme.


EMISIONET