Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta përgëzon Këshillin Politik për konsensusin e sapoarritur për Reformën Zgjedhore.

"Ky është një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave.

Falenderime edhe partnerëve tanë europianë për durimin e tyre! Falenderim të veçantë edhe për SHBA dhe Britaninë e Madhe që mbështesin të ardhmen europiane të Shqipërisë!" thuhet ne mesazhin e presidentit Ilir Meta shpërndarë nga zëdhënësi për shtyp i presidencës, Tedi Blushi.

Lexo edhe: "Tym i bardhe!" Arrihet marrëveshja për reformen zgjedhore, SHBA e BE të kënaqur

/Ora News.tv/