Marotta "i përvishet" kundërshtarëve: Presim të shohim se çfarë do bëj ai në qershor

Marotta "i përvishet" kundërshtarëve: Presim të

Thashethemet për kalimin e Mauro Icardit te Juventusi kanë revoltuar Administratorin e Deleguar të zikaltërve, Beppe Marotta. Ish-drejtuesi i bardhezinjve ka akuzuar bashkëpunëtorin e tij te Juventusi, Fabio Paratici si aspak profesionist.

"Ne nuk do ta shesim Icardin. Ne besojmë se ai është një lojtar i madh i cili ka bërë mirë për Interin dhe do të bëjë mirë në të ardhmen. Sa për atë që tha Paratici, mendoj se e njëjta përgjigje vlen edhe për Dybala: ne do të shohim se çfarë bën ai në qershor".-tha Marotta për "Rai Sport".

Pak ditë më parë, Paratici pohoi se Juventusi kishte kontakte me Icardin përpara se të transferonte Cristiano Ronaldon në Torino, duke shkaktuar jo pak zhurmë te skuadra zikaltër.

EMISIONET