Marotta drejt Interit, zyrtarizimi brenda javës

Marotta drejt Interit, zyrtarizimi brenda javës

Ditëve të pritjes i ka ardhur fundi. Beppe Marotta do të zyrtarizohet si drejtor i përgjithshëm i Interit brenda kësaj jave.

Sipas asaj që shkuan “Sky”, Marotta do të marrë çelësat e klubit zikaltër të enjten ose të premten, duke konfirmuar kështu akordin me kompaninë “Suning”. Marrota shihet si njëri prej kryesoreve në rikthimin e Juventusit në majë të futbollit Italian dhe ky fakt pritet me mjaft interes nga kampi zikaltër.

Interi me ardhjen e kompanisë Suning ka bërë disa ndryshime në hierarki, që po dalin të suksesshme pasi klubi është kthyer në Ligën e Kampionëve. Marotta u largua nga Juventusi para disa javësh, pas një qëndrimi tetë vjeçar te bardhezinjtë.



EMISIONET