Marijuanë dhe celularë “bien nga qielli” në burg

Marijuanë dhe celularë “bien nga qielli” në burg

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një të burgosuri i hidhet me dron një pako me marijuanë dhe një celular.

Burgu i Qarkut Cuyahoga në Ohio publikoi pamjet kur i burgosuri pret pakon që ‘i bie nga qielli’, ndërkohë të burgosurit e tjerë nuk reagojnë.

Menjëherë ai merr pakon dhe e mbulon me uniformën e burgut.

 Incidenti bëri që policia të niste një hetim për kontrabandimin e drogës në burg me dron. Ndërsa nuk është identifikuar ende personi që drejtonte dronin.


EMISIONET