Marchisio paralajmëron pensionimin, njofton konferencë për shtyp te Juventusi

Marchisio paralajmëron pensionimin, njofton konferencë për shtyp

Oferta që nuk bindin dhe Claudio Marchisio merr vendimin përfundimtar.

Ish-mesfushori i kombëtares italiane dhe Juventusit ka vendosur të varë këpucët në gozhdë, duke i dhënë fund karrierës si futbollist profesionist.  33 vjeçari duket se nuk është bindur nga ofertat e Rangers dhe Monakos si dhe klubet në Kinë e Brazil, duke njoftuar tërheqjen.

Marchisio, i cili veshi fanellën e Zenit St. Petersburg ka njoftuar se nesër do të mbajë një konferencë për shtyp në "Juventus Stadium", çka zbulon edhe planin e tij për tu tërhequr. Gjithsesi, mbetet të shihet se çfarë do të ndodh me të ardhmen e mesfushorit, që ka kaluar një mori të gjatë dëmtimesh.



EMISIONET