Marcelo te Juventusi, ja shkëmbimi i bujshëm mes dy klubeve

Marcelo te Juventusi, ja shkëmbimi i bujshëm mes dy klubeve

Juventusi nuk është dorëzuar për pistën që dërgon mbrojtësin Marcelo në Torino.

Sipas asaj që shkruan "Tuttosport" braziliani ka një marrëdhënie të tensionuar me trajnerin e Realit, Julen Lopetegui, një situatë që po tenton të përfitojë Juventusi, e që pritet të hidhet në sulm për të gjatë merkatos së janarit.

Në operacion që dërgon Marcelon në Torino pritet të përfshihet një tjetër brazilian, Alex Sandro, por deri atëherë gjithçka mund të ndodh.

Në krah të dy skuadrave janë edhe rregullat e reja të UEFA-s për Ligën e Kampionëve, pasi tre lojtarë të rinj mund të regjistrohen në një skuadër për fazat me eliminim direkt "pa kufizime".

EMISIONET