Maqedonia mbyll kufijte dhe aeroportin e Shkupit

Maqedonia mbyll kufijte dhe aeroportin e Shkupit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e saj të 20-të, vendosi që të mbyllen të gjitha vendkalimet kufitare në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Të drejtë hyrje kanë vetëm qytetarët me nënshtetësi të vendit, përfaqësuesit diplomatik si dhe personat me rëndësi për shtetin dhe ekonominë me leje nga shtabi i krizës, si dhe makineritë ngarkuese me mallra.

Me hyrjen në fuqi të këtij vendim në afat prej 48 orëve mbyllet edhe aeroporti i Shkupit!

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, bëri të ditur se kemi 7 raste te reja me koronavirus. Bëhet fjalë për 4 persona nga Dibra dhe 3 nga Shkupi, 2 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv në spitalin Zhan Mitrev, por rezultati i të cilëve duhet të konfirmohet edhe në analizat e shëndetit publik. Për tre persona testimet kanë dalë negativë. 

Kështu edhe me rastet e sotme numri i të prekurve me koronavirus shkon në 25, ndërsa kemi edhe pacientin e parë të shëruar në vend.

EMISIONET