Maqedonia e Veriut nga 26 qershori hap kufijtë, nuk do të ketë më teste dhe vetëkarantinim

Maqedonia e Veriut nga 26 qershori hap kufijtë, nuk do të ketë

Maqedonia e Veriut do të hapë kufijtë pa teste PCR dhe vetëkarantinim 14-ditor.

Një vendim i tillë është marrë nga qeveria dhe do të hyjë në fuqi nga 26 qershori.

"Bazuar në rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive,  qeveria vendosi që të premten, 26 Qershor 2020, të hapë plotësisht të gjitha vendkalimet kufitare për lëvizjen e udhëtarëve dhe automjeteve pa testet PCR pa izolim shtëpiak apo karantinë të detyruar në institucionet shtetërore "njoftoi kryeministri Oliver Spasovski në Facebook.

Kryeministri maqedonas njoftoi gjithashtu se nga e premtja hapen edhe kufijtë ajrorë, me dy aeroportet në Shkup dhe Ohër.

Po kështu do të nisin punën hotelet dhe palestrat sipas një protokolli të përshtatshëm pune.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë të Maqedonisë së Veriut u vendos:

️Hapjen e plotë të pikave kufitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për udhëtim pa pengesa të udhëtarëve dhe automjeteve, pa testin PCR, dhe pa nevojën e realizimit të vetizolimit ose domosdoshmëri të karantinës shtetërore, vendimi hyn në fuqi më datë 26.06.2020.
▶️Hapjen e transportit në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit dhe aeroportin “Shën Apostol Pavle” në Ohër, me protokole të veçanta për punë, vendimi hyn në fuqi pas miratimit të protokoleve për punë.
▶️Në këtë séancë u miratua edhe propozimi i komisionit për sëmundje pranë Ministrisë së Shëndetësisë për fillimin me punë edhe brenda hapësirave të mbyllura të objekteve hotelierike përmes një protokoli të përshtatshëm për punë, duke filluar nga 26 qershori 2020.
️Gjithashtu u miratua edhe vendimi për rihapjen e palestrave dhe qendrave të fitnesit, këto qendra do të operojnë duke ndjekur protokol të përshtatshëm për punë. Palestrat dhe qendrat e fitnesit do të fillojnë me punë prej me 26 qershor 2020.

Po ashtu, ditën e djeshme (22 qershor) qeveria ka ndërmarrë edhe disa lehtësime të tjera kundrejt masave anti-covid.

Është rikthyer gjendja e rregullt e transportit të udhëtarëve nga dhe në zonën e komunës së Tetovës dhe nga komunat Tearcë, Bogovinjë, Zhelinë, Vrapçishtë, Gostivar, Jegunovcë, Bërvenicë, Mavrovë-Rostushë dhe qyteti i Shkupit.

Qeveria ka miratuar gjithashtu protokolle për hapjen dhe funksionimin e kazinove, si dhe për organizatorët e lojërave të fatit me aparate.

EMISIONET