Maqedoni, sekuestrohen 20 mijë cigare kontrabandë në aeroport

Një burrë armen dhe një grua gjeorgjiane janë vënë në pranga, në aeroportin e Maqedonisë. Pas kontrollit të plotë të punonjësve të aeroportit të Maqedonisë, çiftit në makinën X-RAY me të cilën ishin duke udhëtuar, iu kapën 24 valixhe me 22.966 pako cigaresh, me nga 20 cigare secila.

Në total është bërë sekuestrimi i 459.320 copë, detyrimet doganore të të cilave arrijnë deri në 96,853.93 EUR.

Si u bë arrestimi?

Gjatë inspektimit në aeroport zyrtarët doganorë kishin zbuluar një sasi cigaresh në çantën e dorës së një pasagjeri. Më pas, personat në bord u kontrolluan dhe oficerët doganorë vazhduan kontrollin e plotë të bagazheve të fluturimit. Kjo gjë që çoi në zbulimin e sasisë së mësipërme të cigareve të kontrabanduara.

Shumica e bagazheve madje përmbanin përsipër kokrra kafeje dhe objekte të ndryshme metalike, kjo për të ndryshuar përmbajtjen e bagazheve gjatë kontrollit të rrezeve X.


EMISIONET