Maqedoni e Veriut, 12 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, në total 148 të infektuar

Maqedoni e Veriut, 12 raste të reja me koronavirus në 24 orët e

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka deklaruar se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 12 raste të të infektuarve me koronavirus në vend. 

Prej tyre, 7 janë në Shkup dhe 5 në Kumanovë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19, arrin në 148 persona.

Sipas vendbanimeve, deri tani raste me Covid-19 janë regjistruar në:

  • Shkup 88 të inektuar
  • Dibër 40 të onfektuar prej të cilëve 1 ka ndërruar jetë
  • Kumanovë 8 të infektuar, prej të cilëve një ka ndërruar jetë
  • Shtip 7 të infektuar
  • Kavadar 2 të infektuar
  • Ohër 2 të infektuar 
  • Gostivar 1 i infektuar

EMISIONET