Maqedoni e Veriut: 1 viktimë dhe 33 raste të reja me koronavirus në 24 orë

Maqedoni e Veriut: 1 viktimë dhe 33 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 33 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Pas gati 10 ditëve, numri i të infektuarve është përsëri më i madh se numri i të shëruarve.

Në Shkup janë 11 raste të reja, në Veles 9 raste, në Prilep 5, nga dy raste në Kumanovë, Manastir dhe Tetovë dhe nga një rast në Shtip dhe Kriva Pallankë.

 Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 pacientë dhe është regjistruar një viktimë nga Velesi.

Në shtatë qendra testimi janë bërë 332 teste.

Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut  shkon në 1.572, prej të cilëve 1.079 janë shëruar, kurse 89 pacientë kanë humbur betejën me Covid-19.

EMISIONET