Pas deklaratës së kryeministri Rama, se Presidenti Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë ka reaguar edhe ish-ministri Ylli Manjani.

Në një status në Facebook, Manjani thotë se Ilir Meta që në fillim nuk e kishte vendin aty.

Statusi i Ylli Manjani

Edhe unë ashtu mendoj!

Ilir Meta humbi veten në atë zyrë. Nuk duhej të ishte aty fare, por përballë të keqes që qeveris pa vota e padrejtësisht!

Përballë të keqes që e rriti dhe e mbajti kaq kohë në pushtet. Të keqes që nuk i bëjnë sytë dritë që të shohë ç'i ka bërë këtij vendi.

Nëse e gjitha kjo nuk është një lojë, ka shumë të drejtë Edi Rama, pa dyshim!

Ilir Meta nuk e kishte që në fillim vendin aty.

Por tani që është aty, do ti duhet ta pranojë. Ska rrugë tjetër!

/Ora News.tv/