Manjani e kritikoi, Meta: E bëra Ministër Drejtësie, të mos përdoret për të dëmtuar reputacionin e Presidentit

Manjani e kritikoi, Meta: E bëra Ministër Drejtësie, të mos

Konstatimi se Presidenti nuk mundi të paqtojë politikën shqiptare përplasi Ilir Metën me ish-ministrin e tij Ylli Manjani.

Duke deklaruar se ka bërë gjithçka për të ulur palët në dialog, Meta apeloi Manjanin nga "Tempora" që të mos përdoret për të dëmtuar reputacionin e Presidentit, ndërsa i kujtoi se ka qenë nxitësi kryesor i opozitës për të djegur mandatet dhe pastaj tha se veproi gabim.

Presidenti: Ilir Meta i ka ofruar çdo gjë Edi Ramës. Zotëria aty ka qenë një nga nxitësit kryesorë të opozitës nga parlamenti. Pas disa muajsh u thoshte pse dolët nga parlamenti, si dolët. Ilir Meta është shumë i qartë në punët e tij, opozita të zgjidhë vetë punën e saj. Deri në 24 korrik 2022 Ilir Meta është në atë zyrë dhe do ta bëjë detyrën e vet me përkushtim maksimal dhe është shumë i qartë në qëndrimin e vet. Ka qenë i vetmi që ka bërë përpjekje për konsensus dhe ky konsensus është minuar në mëntyë të vazhdueshme. Çfarë interesi kam unë të sulmoj Ambasadorët? Por nëse ca palaço diplomatë tallen me Kushtetutën e Shqipërisë është detyra ime tu tregoj vendin atyre. Këtë Kushtetutë e kam bërë me Ambasadorë, me Komisionin e Venecias, me 140 vota. Nuk bëhet shteti ligjor nëse zbatimi i Kushtetutës bëhet në këtë mënyrë si tani. Ky është qëndrimi i Ilir Metës. Le të vijë çdo ambasador, çdo ekspert i huaj dhe ti tregojë Ilir Metës ku është shkelur Kushtetuta. Ai djali e di shumë mirë dhe të mos përdoret për të dëmtuar reputacionin e Ilir Metës, Ilir Meta e ka bërë Ministër Drejtësie se nuk e bënte askush atë.E di shumë mirë si këta ndërkombëtarët  vinin dhe thoshin e kemi Kushtetutën në anglisht dhe jo shqip. Kush dëshiron të bëjë opozitën ta bëjë, Ilir Meta nuk është as të bëjë opozitë dhe as pozitë. Çfarë do të bëjë Ilir Meta me 25 korrik 2020 është çështje tjetër.

LEXO EDHE-Manjani: Meta humbi mundësinë të paqtojë politikën, përplasja me Ambasadorët temë kot


EMISIONET