Manja takon Kim, e garanton për mbështetjen e zbatimit të reformës në drejtësi

Manja takon Kim, e garanton për mbështetjen e zbatimit të

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, priti sot në një takim Ambasadoren amerikane Yuri Kim  me të cilën thotë se ndanë mendimet mbi ecurinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Manja thotë se me diplomaten amerikane u dakortësuam se themelet e kësaj reforme janë të çimentuara në Kushtetutën e vendit dhe tani është koha që institucionet e drejtësisë të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë te drejtësia e re.

Ambasadorja  Kim mori sigurinë se Komisioni i Ligjeve, do të vazhdojë të mbështesë pa hezitim zbatimin e plotë të Reformës në Drejtësi në koordinim me bashkautorët e kësaj reforme SHBA dhe BE.

EMISIONET