"Manita" ndaj Rangers, Celtic kurorëzohet kampion i Skocisë

"Manita" ndaj Rangers, Celtic kurorëzohet kampion i Skocisë

Celtic nuk di të ndalet. Bardhjeshilët shkatërruar rivalët historik të Glasgoë Rangers me rezultatin e thellë 5-0 në derbin e “Old Firm” duke fituar titullin e shtatë radhazi në kampionatin skocez.

Atmosfera ishte e mrekullueshme dhe lojtarët e Celtic ia shpërblyen tifozëve me një fitore epike. Serinë e golave e hapi Edouard që në minutën e 14-t për të dyfishuar shifrat 4 minuta nga fundi i pjesës së parë. "Hesapet" e fraksionit të parë i mbylli Forrest në çastet e fundit, ndërkohë që në pjesën e dytë, Rogic në të 47-t dhe McGregor në të 53 minutë, vulosën rezultatin përfundimtarë 5-0.

Kjo ishte fitorja e dytë brënda pak ditë e skuadrës së Brendan Rodgers, që mposhti me rezultatin 4-0 Rangers në gjysmëfinalen e Kupës së Skocisë.

Pas fitores së kampionatit, Celtic pritet të hedhë sytë nga Kupa, ku në rast fitoreje do të mund të kompletojë tripletën për të dytin vit radhazi.

EMISIONET