Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është bashkuar protestës së organizuar nga presidenti, njëkohësisht bashkëshorti i saj, Ilir Meta.

E distancuar nga turma e madhe e qytetarëve, Kryemadhi ka zgjedhur të qëndrojë pranë Klajda Gjoshës dhe Petrit Vasilit.

Ndërkohë ajo ka shpërndarë në Facebook-un e sa videon drejtpëdrejt nga protesta, teksa shkruan: “Sot të gjithë nën një flamur, flamurin Kombëtar”.


/Ora News.tv/