Koaliconi i qëndrës së djathtë italiane e përbërë nga partia Forza Italia e ish-kryeministrit Silvio Berlsuconi, Partia Lidhja me lider Matteo Salvni dhe Fratelli d'Italia drejtuar nga Giorgia Meloni, kanë zhvilluar sot (4 korrik) në Romë një manifestim kundër qeverisë Conte 2.

Në këtë manifestim pa flamuj politikë, e vetëm me simbol flamurin kombëtar e me slloganin "Së bashku për Italinë e punës", qëndra e djathtë italiane ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë Conte duke e konsideruar të paaftë në rilançimin e sistemit ekonomik, të punës në Italinë e kësaj faze të bashkëjetesës me pandeminë.

Conte dhe stafi ekzekutiv i tij akuzohen për paaftësi në menaxhimin e emergjencës Covid, e cila çoi në falimentimin e mjaft sipërmarrjeve italiane, në humbjen e vendeve të punës për dhjetra mijëra italianë e vuri në krizë të thellë ekonomike mjaft familje.

"Mbi këtë podium e përballë jush është kush do të qeverisë vendin" ka deklaruar lideri i Lidhjes Matteo Salvini/ "Ky shesh është një sinjal shprese për Italinë e cila ka shumë dëshirë rë rinis zhvillimin ekonomik të saj'', tha ai.

I pranishëm në manifestim dhe ish-kryetari i Parlamentit Europiane akutalisht zëvendës kryetar i Forza Italia, Antonio Tajani i cili para manifestuesve u shpreh se " ky shesh është sheshi i lirisë, i kërkesës së një vizioni për të ardhmen e vendit, që i mungon atyre që sot po e drejtojnë."

"Duhet një reagim i fortë e t'i jepet vendit një qeveri e votuar nga populli", tha ai.

Liderja e Partisë Fratelli d'Italia e ka konsdieraur qeverinë Conte një qeveri të shurdhët përballë nevojave të popullit, që shtyn ditën me fjalë e jo duke punuar dhe që nuk arrin t'i paguajë as asistencën miliona italianëve që i ka lënë pa punë!

Manifestimi u krye në respekt të rregullave të pandemisë. Në sheshin Piazza del Polpolo në Romë u lejuan të marrin pjesë vetëm 4,800 persona të ulur në karrige në distancim social anticovid nga njëri-tjetri.

/Ora News.tv/