Manchester City mendon për merkaton, hedh sytë nga Reali i Madridit

Manchester City mendon për merkaton, hedh sytë nga Reali i Madridit

Sezoni i Real Madrid ka mbaruar dhe lojtarët që kërkojnë një të ardhme më të mirë larg "Santiago Bernabéut" nuk janë pak. Dhe, mes të gjithave, një: Toni Kroos. Ka shumë biseda për Bale dhe Isco, por ai me planin më të avancuar të "arratisjes" është mesfushori gjerman.

Marrëveshja midis Kroos, Pep Guardiolës dhe Manchester City, për të lënë Madridin është pa dijeninë e presidentit Florentino Pérez. Në këtë kuptim, problemi është i njëjtë që do të shkatërrojë Realin këtë verë: kuotimin dhe vlerësimin e lojtarëve të tij.

Ndërsa Los blancos kërkon një minimum prej 80 milionë euro për Kroos, City nuk e vlerëson fituesin e Kupës së Botës në vitin 2014 më shumë se 50 milionw euro. Kroos ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm në vitet e fundit tek Los Blancos, por pas largimit të portugezit Cristiano Ronaldo edhe ai mund t'i thotë lamtumirë madrilenëve për të nisur një aventurë të re.

Guardiola ka nevojë për një mesfushor me tiparet e Kross dhe gjermani është në krye të listës së trajnerit spanjoll, pavarësisht faktit se ai është 29 vjeç.. Në këtë sezon, Kross ka grumbulluar 31 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ndërsa ka shënuar vetëm një gol, në Champions League në fitoren e thellë 5-0 ndaj Viktoria Plzeň.

EMISIONET