Manchester City "fiksohet" me yllin e Juventusit, gati oferta stratosferike

Manchester City "fiksohet" me yllin e Juventusit, gati oferta

Bonucci-City, pista rihapet sërish. Në mënyrë konkrete dhe të bujshme Leonardo  mund t'i thotë me të vërtetë lamtumirë Juventusit, vetëm një vit pas kthimit në Torino.

Manchester City ka nisur një sulm për mbrojtësin, me trajnerin Pep Guardiola, i cili kurrë nuk i ka kursyer elozhet për qendërmbrojtësin italian.

Spanjolli tentoi të nënshkruante me Bonuccin tre vjet më parë. Oferta e sheikut Mansour ishte 8 milionë euro në sezon për Bonucci dhe Juventusi do të arkëtonte 60 milionë euro për këtë operacion por në fund palët nuk arritën marrëveshjen.

Bonucci qëndroi në Torino dhe më pas i përshëndeti të gjithë një vit më vonë, duke u transferuar tek Milani, para se të kthehej përsëri në shtëpi një vit më parë.

Gjithsesi, mbrojtësi pritet të largohet nga Juventusi, pasi në Torino pritet të mbërrijë Mattijs De Ligt. Ardhja e mbrojtësit holandez mund të shtyjë Leonardo Bonucci të ndryshoj ambient dhe sipas "Il Corriere dello Sport", Manchester City është hedhur në sulm, por edhe PSG qëndron në prapaskenë.

Nëse vullneti i Bonucci është që të largohet, Juventusi me siguri nuk do të kundërshtojë nëse vjen një ofertë prej 50-60 milionë euro. Tani topi kalon tek lojtari. Nga ai do të varet gjithçka.

EMISIONET