Manastirliu: Nga e premtja, shërbimi i kirurgjisë së urgjencës do të transferohet te Trauma

Manastirliu: Nga e premtja, shërbimi i kirurgjisë së

Në një dalje për shtyp, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se të gjitha shërbimi i kirurgjisë dhe ndërhyrjeve kirurgjikale, përkatësisht klinikat 1, 2 dhe Urologjisë do të transferohen të spitali universitar i Traumës nga dita e premte.

Manastirliu: Në zbatim të plani të veprimit të miratuar nga Komitetit Teknik dhe Task Forca, sot ne kemi vendosur që për të lehtësuar kapacitetet e QSUT, për të krijuar zonat sanitare të sigurta për pacientët të cilët trajtohen në spitale jo për COVID-19, që shërbimi i Kirurgjisë së Urgjencës dhe ndërhyrjeve Kirurgjikale për patologjitë malinje, përkatësisht Klinikat 1, 2 dhe Urologjisë në QSUT, të transferohen në Spitalin Universitar të Traumës, duke filluar nga dita e premte, datë 20 Mars. Spitali i Traumës do të mbështetet nga kirurgët dhe anestezistes dhe radiologët e QSUT-së. Transporti i çdo urgjenca do të kryhet nga Urgjenca Kombëtare përmes 127. Spitalet rajonale do të vazhdojnë do të vazhdojnë ta ushtrojnë njëlloj këtë shërbim ashtu si deri më sot.

EMISIONET