Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë e shërimit nga Covid-19 të tre infermierëve në Shkodër dhe në Kukës.

Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, bën me dije se pjesa më e madhe e mjekëve dhe infermierëve janë tashmë plotësosht të shëruar nga COVID19. 

Në total deri tani janë shëruar 50 personel shëndetësor nga virusi.

Manastirliu: Edhe 3 infermiere në Shkodër dhe Kukës janë shëruar nga #COVID19, mes 7 të shëruarve të 24 orëve të fundit. Janë 50personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19. Deri tani janë 410pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19.

/Ora News.tv/