Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se distancimi fizik është arma më e fortë që kemi në dorë për frenimin e transmetimit të COVID-19.

Në një status në Facebook, ministrja thotë se "Infermierët dhe e gjithë struktura e kujdesit shëndetësor parësor kujdesen çdo ditë që të moshuarit t’i marrin barnat me rimbursim në banesë, pa patur nevojë të dalin nga shtëpia".

"Që prej kufizimit të lëvizjeve si pasojë e #COVID19 më shumë se 43000 të moshuar të vetmuar kanë marrë barnat me rimbursim në banesë", shkruan Manastirliu.

/Ora News.tv/