Man. United "shokon" Realin, kërkon sulmuesin shpërthyes

Man. United "shokon" Realin, kërkon sulmuesin shpërthyes

Manchester United është duke zhvilluar një sezon shumë larg pritshmërive. 

Ekipi i drejtuar Ola Solskjaer po vëzhgon me interes për tu përforcuar në merkaton e janarait. "Djajtë e kuq" janë të interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic. Kroati nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mauricio Sarri dhe po kërkon një ambjent të ri sportiv. 

Së fundmi sipas asaj që shkruan "Talksport", drejtuesit e Manchster United dëshirojnë në "Old Tramfford" sulmuesin e Real Madridit, Gareth Bale. Uellsiani nuk është i lumtur në Spanjë dhe është i hapur për tu rikthyer në kampionatin ku edhe tregoi cilësitë e tij më të mira.

EMISIONET