Jadon Sancho është një nga lojtarët e talentuar që ka arritur të befasoj opinionin sportiv ne Europë. 

Shpejtësia, driblimet dhe golat vendimtar e bëjnë sulmuesin e Dortmundit një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve. 19-vjeçari anglezi ka oferta nga shumë klube të mëdha, por ashtu siç raportojnë mediat angleze, vetë lojtari preferon një kalim në Spanjë, te Bacelona ose Real Madrid. 

Të dyja klubet prej kohësh kanë shfaqur interes për të dhe në merkaton e verës pritet të jetë një “luftë” e fortë mes tyre. Edhe Manchester United dëshirion shërbimet e anglezit por "djajtë e kuq" janë më pak të disavantazhuar për Sancho.

/Ora News.tv/