Mamaqi: Ndryshimi nuk vjen nga parazitët

Mamaqi: Ndryshimi nuk vjen nga parazitët

Aktori Ermal Mamaqi i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se ndryshimi tek shqiptarët nuk vjen duke mos reaguar.

Pjesë nga biseda: 

Mamaqi: Unë besoj që fillimisht, ndryshimi nuk ka për të ardhur nga njerëzit që nuk kanë bukë të hajë. Do të vijë nga grupi i madh i njerëzve që rrinë si parazitë dhe nuk e gjejnë rrugën drejt suksesit dhe presin dhe viktimizohen. Thonë s'ka punë. Presin të marrin shumë pa u lodhur. Duan të marrin pa paguar. Është ekzakt aji që ndodh. Nuk do vijë ndryshimi nga ata që nuk kanë bukë. Këta të tjerët duhet të ndryshojnë. Ne po flasim që njerëzit nuk dinë e para të mendojnë. Kanë një problem dhe rrinë e presin. Nëse ke një problem, organizohu, bëj diçka. Njerëzit e suksesshëm; mendojnë çfarë duan dhe si ta marrin dhe njerëzit e pasuksesshëm mendojnë çfarë nuk kanë dhe kush e ka fajin. 


EMISIONET