Mallakastër, i riu vdes në aksident rrugor, plagoset kushëriri i tij

Mallakastër, i riu vdes në aksident rrugor, plagoset kushëriri i

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 27 vjeçari u shënua mëngjesin e sotëm në Mallakastër, ndërsa mbeti i plagosur dhe djali i xhaxhait të tij.

Rreth orës 08:15 minuta të ditës së sotme (19 shtator) Opeli që drejtohej nga Pajtim Zotaj banues në Ballsh ka dalë nga rruga në fshatin Aranitas.

Sipas policisë i riu ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, ndërsa 31 vjeçari Agim Zotaj është dërguar në spital.  

"Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, rrugës për në Spitalin Rajonal Fier si edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri në këtë mjet, shtetasi A.Z, 31 vjeç." informoi policia e Fierit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Foto: Ilustruese) 

EMISIONET