Maliq, kamioni rrëzohet nga 100 metra lartësi, shpëton mrekullisht shoferi

Maliq, kamioni rrëzohet nga 100 metra lartësi, shpëton

Një kamion i një firme ndërtimi është rrëzuar nga një lartësi prej 100 metrash. Ngjarja ka ndodhur në Moglicë të Maliqit dhe sipas policisë drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pasi është hedhur nga makina.

"Më datë 30.05.2018, në Moglicë, dyshohet se një mjet tip kamion që i përket një firme ndërtuese të Hidrocentralit të Moglicës, me drejtues shtetasin B.K, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë nga një lartësi prej 100 metrash në një përrua.

Nga të dhënat e para, rezulton se drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime serioze, pasi është hedhur nga mjeti përpara se sa ky i fundit të dilte nga rruga", tha policia.

Ndërkohë u ngrit grupi hetimor dhe po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

EMISIONET