Malcom "çmend" Ligue1, Jose Mourinho e kërkon në "Old Trafford"

Malcom "çmend" Ligue1, Jose Mourinho e kërkon në

Manchester United është hedhur në sulm për të firmosur me mesfushorin e Bordeaux, Malcom , me Jose Mourinhos që e do  me çdo kusht lojtarin që është shndërruar në lojtarin më në formë në Ligue 1.

Manchester United kanë treguar formë të mirë, por kërkojnë përforcime me një lojtar në krahë dhe një si mesfushor qendror.

Sipas "Manchester Evening News" tekniku portugez ka kërkuar disa lojtarë, por që nuk ka arritur t’i ofrojë dhe afati i janarit mund të jetë i duhuri.

Klubi është i interesuar që t’i plotësojë dëshirën dhe t’i bëjë një dhuratë për Vitin e Ri.

Braziliani Malcom është kthyer në sensacion këtë sezon në Ligue 1 me Bordeaux, pasi ka shënuar gola të jashtëzakonshëm.

Klubi francez insiston se nuk do ta shes lojtarin në janar, por një ofertë e majmë mund t'ua ndryshojë mendjen.

EMISIONET