Mal Berisha: Kurti i detyruar të pranojë heqjen e taksës, por pala tjetër duhet të lëshojë atë që duhet

Mal Berisha: Kurti i detyruar të pranojë heqjen e taksës, por

Zhvillimet e fundit politike mbi minishengenin Ballkanik kanë luhatur marrëdhëniet mes Shqipërisë edhe Kosovës. I ftuar në studion e RTV Ora, ish ambasadori shqiptar në Britani, Mal Berisha tha se Albin Kurti është i detyruar të pranojë heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. Por, sipas Mal Berishës, në këmbim edhe Kosova duhet të përfitojë diçka.

Mal Berisha: Sfida është e madhe për shkak se çfarëdolloj iluzioni se në Beograd ka një veprim politik i cili është më pak nacionalist  mbetet vetëm një iluzion. Platforma serbe e dëmtimit të Kosovës në çdo aspekt është përsëritur disa herë. Elaborati i Vaso Çubiloviçit ku përcaktohet shumë qartë se si duhet të dëbohet nga Kosova. Kjo platformë zbatohet dhe sot. Unë nuk kam iluzion se Beogradi mund të jetë më pak i dashur me Kosovën se çfarë ka qenë më parë. Edhe një kërkesë kaq ultimative për heqjen e taksës dhe qeveria e re e Kosovës do të detyrohen një moment që ta pranojnë atë. Por nëse arrihet ky moment pa marrë në shkëmbim asgjë kjo do të ishte diçka shumë e keqe për Kosovën. Nëse do të arrihet marrëveshja duhet që dhe pala tjetër duhet të lëshojë atë që duhet. Gjëja e parë është që të ndërpresë menjëherë ekspansionin anti Kosovë të cilën ato e kanë shprehur hapur në të gjitha kancelaritë e botës.

Ai gjithashtu përmendi dhe 77 marrëveshje ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës të cilat nuk janë zbatuar ende. Këto mosmarrëveshje mes dy liderëve politikë nuk mund të prekin dhe nuk mund të arrijnë kurrë tek njerëzit.

Mal Berisha: Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës mund të duken ndonjëherë jo të mira për shkak të veprimeve të liderëve por kjo nuk mund të arrijë tek njerëzit. Ajo që nuk dua ta shohë janë dy lidera njëri nga Tirana dhe një nga Prishtina të kenë një lloj konflikti. Për të ndërtuar disa marrëveshje Ballkanike, minishengeni është provokative ndaj Kosovës. Ky është bërë nga një njeri që u mundua ta shesë si një produkt të dëshirës së madhe të aleatëve ndërkombëtarë si ShBA dhe BE. Më pas ai e pranoi vetë se kjo nuk ishte një iniciativë as amerikane dhe as evropiane. Ishte një lloj dëshire e Beogradit me Tiranën dhe duket se po zbehet në atë masë sa të mos egzistojë më. Ne nuk kemi marrëdhënie me ata që nuk do të kemi kurrë marrëdhënie të sinqerta. Ne kemi nevojë që traun e Thirrës dhe doganën e Vernicës t'i lehtësojmë. 77 marrëveshje ekonomike të pazbatuara. Do të vijë një moment që ne do të reagojmë. Nuk mund t'i vesh traun Kosovës, është pjesë e jona. Për momentin idealistët shqiptarë mendojnë se hapi i parë është integrimi ynë në BE. Por në kohën kur nuk ka kufi mes Evropës, nuk ka arsye pse të mos ketë kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë.

EMISIONET