Makina përplaset me maunen në Librazhd, 2 të plagosur

Makina përplaset me maunen në Librazhd, 2 të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan -Librazhd.

Sipas informacioneve paraprake aksidenti ndodhi rreth orës 17:30, ku një automjet tip ‘Ford’ me targa AA311TH është përplasur me një trajler.

"Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, te  kthesa e Murrashit, mjeti  trailer me targa AA243 MS, me drejtues shtetasin V.L.,52 vjeç, banues në Gjirokastër,  është perplasur me mjetin  tip "Ford" me  targa AA311 TH, me drejtues shtetasin B K., banues në Dibër. Si pasojë janë aksidentuar dy pasagjerët që ndodheshin në mjetit Ford,  të cilët u dërguan në Spitalin e Librazhdit, dhe janë  jashtë rreziku per jetën", sqaron policia.

Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Librazhdit për ndihmë mjekësore.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET