Makina përplaset me bordurën anësore në aksin Peqin-Elbasan, plagosen të rinjtë

Makina përplaset me bordurën anësore në aksin Peqin-Elbasan,

Dy të rinj mbetën të plagosur në një aksident rrugor teksa mjeti me të cilin udhëtonin humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Ngjarja u regjistrua në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Murras.

"Shtetasi A.S., 21 vjeç, banues në Peqin, duke drejtuar mjetin tip "Wolksvagen" me targa AA 396 UU, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore" thotë policia.

Si pasojë  e aksidentit ka mbetur i palgosur drejtuesi i mjetit si dhe pasagjeri shtetasi F.K., 25 vjeç, banues në Peqin, të cilët u transportuan në Spitalin e Elbasanit dhe janë jashtë rreziku për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

EMISIONET