Aksident në vijat e bardha, makina përplas të riun me biçikletë tek Zogu i Zi (Shikoni pamjet)

Aksident në vijat e bardha, makina përplas të riun me

Një aksident ka ndodhur në zonën e Zogut të Zi, ku një automjet është përplasur me një biçikletë.

Si pasojë, drejtuesi i biçikletës ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në Spitalin e Traumës.

Aksidenti ka ndodhur në vijat e bardha. Ndërsa nga policia mësohet si i riu i plagosur është me iniciale A.M.

"Më datë 08.05.2020, rreth orës 17:20, në rrugën “Don Bosco”, një mjet me drejtues shtetasin H.M., ka aksidentuar biçiklistin A.M., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve", thotë policia.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET