Një 75-vjeçar humbi jetën në Vlorë pasi u përplas nga një makinë. Burri i moshuar po kthehej në shtëpi pasi kishte bërë pazaret e ditës.

75-vjeçari, Qemal Lamani, kishte bërë pazaret e ditës por nuk arriti ti dërgojë në shtëpi.

Një makinë që drejtohej nga një 35-vjeçar e përplasi për vdekje në lagjen "10 Korriku".

Banorët e lagjes thonë se rruga u rrezikon jetën çdo ditë.

Sipas tyre mjetet udhëtojnë me shpejtësi të lartë, ndërsa këmbësorët mbeten të pambrojtur.

Policia e Vlorës shoqëroi drejtuesin e mjetit Klaudjo Ibrahimi deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit.



/Ora News.tv/