Një e moshuar mbeti e plagosur paraditen e sotme teksa u përplas nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur te bulevardi "Gjergj Fishta" në kryeqytet.

E moshuara është dërguar me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku burime për bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Më datë 30.06.2020, rreth orës 09:40, në bulevardin "Gjergj Fishta" mjeti me drejtues shtetasin F.R., ka aksidentuar një shtetas këmbesor ende të paidentifikuar, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mjeti dhe drejtuesi i mjetit ndodhen në vendngjarje".

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Ora News.tv/