Makina përplas motorin në "Xhamllik", plagoset pasagjerja

Makina përplas motorin në "Xhamllik", plagoset pasagjerja

Një 53-vjeçare, pasagjerë në një motor ka mbetur e plagosur pasi është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e njohur si "Xhamlliku" në Tiranë.

"Një mjet me drejtues shtetasin P.M., është përplasur me një mjet motorr pa targë, me drejtues shtetasin A.L, ku për pasojë është lënduar  pasagjerja në motor shtetasja M.L, rreth 53 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET