Një i ri humbi jetën në një aksident rrugor në rrugën e Zallbastarit në orët e pasdites së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Rrapi", ku një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet shtetasi G.M., 24 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi K.M., 26 vjeç, është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(foto ilustruese)

/Ora News.tv/