Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur një vajzë e vogël përplaset fort nga një automjet, teksa ajo po kalon në vijat e bardha.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Sulkowice, Poloni. 

Një makinë e zezë tip Toyota RAV4 përplas vogëlushen, duke e çuar tek rrotat e një makine tjetër, e cila fatmirësisht kishte ndalur.

Çuditërisht, vajza arrin të ngrihet dhe merr kapelën e saj dhe me ndihmën e një kalimtar kalon rrugën.

Përkundër forcës së përplasjes, vajza e paidentifikuar pësoi vetëm gërvishtje të vogla. Nuk dihet nëse shoferi i Toyota përballet me ndonjë dënim.

/Ora News.tv/