Makina e policisë përplas mjetin me drogë në Sarandë, ndalohen 2 persona

Makina e policisë përplas mjetin me drogë në Sarandë,

Një automjet i ngarkuar me drogë është ndaluar nga policia në aksin rrugor Bistricë-Sarandë.

Ende nuk dihet sasia e drogës së sekuestruar.

Paraprakisht thuhet se makina e policisë ka goditur me mjet tip "Golf 4" që po transportonte drogë duke e nxjerrë atë nga rruga.

Dy persona në mjet janë ndaluar nga policia.

Ende nuk ka detaje të plota për rastin, ndërsa po vijon puna për identifikimin e personave të ndaluar.

EMISIONET